Në protestat e ditëve të fundit sulmet e qytetarëve janë drejtuar edhe ndaj Prokurorisë së Posacme. Gjatë fjalimeve në podium këtë të enjte mesazhet shkuan për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, që sipas tyre ka ndëshkuar njerëz të ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët.
“Altin Dumani, ish-kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila”, tha një e moshuar gjatë fjalës së saj në protestë.
SPAK-ut i kërkuan transparencë edhe për hetimet dhe imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

