HomeBlog

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

Oborri pas kangjellave të SPAK është kthyer prej kohësh në një vend kult i kalimit në radhë i të gjithë personazheve që hyjnë e dalin nga ajo portë.

E cila e bërë me hekura paralele nga lart poshtë, krijon një efekt viziv për imazh që të japë metaforëvn e duhur si për institucionin.

Personazhet që hyjnë e dalin nga aty, natyrisht janë VIP, ngaqë Prokuroria Speciale merret ekskluzivisht me ta. Rrëfimi mbi këtë mesele ku fytyrat e tyre ose nxijnë si re të mbushura me shi, ose qeshin e bëjnë gallatë nga marazi.

Revolucioni më i madh që ka ndodhur në Shqipëri është ai që po jetojmë sot; ku reforma në drejtësi ka futur të drithmat e tij tek të fuqishmit, duke ngrënë në radhë të parë “bijtë e tij”, pra ata që e hartuan e votuan, siç ndodh në çdo revolucion.

E një nga pasojat apo rrëketë që po sjell ky revolucion real në vend, janë edhe sjellja e pushteteve të tjera që janë politika e shtypi apo media.

E cila kërkon të vendosë standardet e veta në drejtim të ndikimit në opinion të këtyre zhvillimeve, pra për të krijuar një efekt manipulues për interesat e tyre.

Krejt normale, legjitime, e madje edhe profesionale. Natyrisht këtu fiton ai që ka mjeshtërinë më të mirë të rrëfimit dhe kulturë mbi informimin e raportimin.

Megjithatë, kjo është tjetër mesele, problemi që kërcet më shumë është pikërisht gjetja e zëdhënësve të rremë të kësaj kronike; përfaqësuesit politikë. Duke tentuar të krijohet një skenë e re teatrore paralele me atë çfarë ndodh.

Shembujt më të fundit të këtij teatri janë ajo çfarë ndodhi dje me Komisionin e Mandateve për kërkesën e SPAK mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe me proceset Partizani apo Gërdeci në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Për të parën, burimi kryesor që shpërndau çfarë ndodhte në mbledhjen e mbyllur të Komisionit të Mandateve ishte Gazment Bardhi. Për Partizanin, raportoi Jamarbër Malltezi, kurse për Gërdecin, Fatmir Mediu.

Ndërkohë, në panelet e darkës, kronistët e SPAK flasin për “orët e kaluara” para prokurorëve të personazheve VIP që kalojnë në hollin e famës së rëndë te Stacioni i Trenit…/Nga Ylli Pata