SHBA-të dhe Irani kanë vijuar sulmet e ndërsjellta gjatë natës, teksa tensionet mes 2 vendeve janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.
Mediat e huaja, duke cituar autoritetet iraniane kanë raportuar se SHBA-të gjatë natës kanë vënë në shënjestër urat në Iran, një stacion treni dhe një aeroport në jug të vendit.
Nga sulmet e SHBA-së është njoftuar se 7 persona kanë humbur jetën në Iran, ndërkohë që dëmet e përllogaritura janë të shumta.
Ndërkohë Pasdaranët njoftuan një sulm të papritur në bazën amerikane në Al-Tanf në Siri.

