HomeMetro

Gazetari komshi me Ndrenikën tregon ngjarjen me Piro Manin dhe Mehmet Shehun: Ishte dyll i verdhë, pastaj u ngrit dhe…

Gazetari komshi me Ndrenikën tregon ngjarjen me Piro Manin dhe Mehmet Shehun: Ishte dyll i verdhë, pastaj u ngrit dhe…

Gazetari Mitro Çela ka treguar një histori nga një shfaqje teatri ku luante Piro Mani dhe ku një ndër spekatatorët ishte vetë kryeministri Mehmet Shehu.

Sipas tij, të gjithë po prisnin reagimin e Shehut, për të ditur se si të vepronin, të duartrokisnin apo jo.

“Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha një ditë:

-Po vjen me mua në teatër? Rrallë i bie fati njeriut, të shohë edhe një kryevepër si “Pamje nga ura”; edhe të luajtur nga një artist i madh, si Piro Mani.

Zura vend në lozhë. U fikën dritat.

Edi Karbone -personaxhi-dukej sikur ishte “gatuar” nga autori, Artur Miler për Piro Manin.

Pushim mes akteve. Në llozhën qëndrore ishte ulur kryeministri. Mehmet Shehu. Nuk lëvizte as qerpikët…

Në vesh dikush më peshpëriti. Ishte profesori im i letërsisë, shkrimtari Filip Ndocaj:

-Sot po shohim një kryevepër. Por nuk ka rëndësi si luan Piro Mani. Vlerë kanë duartrokitjet e kryeministrit.

Ra sipari. Dolën aktorët në skenë.

Spektatorët të ngrirë. Prisnin sinjal nga llozha.

Me bisht të syrit shihja shokun Mehmet. Dyllë i verdhë.

U ngrit në këmbë. Vështroi sallën. Zgjati duart…U mendua…

Pastaj i rrahu dy -tre herë.

Si në komandë salla oshëtiu?!

Në atë mot isha maturant. Profesor Filipi ishte liberal nga natyra. Fliste me nxënësit edhe jashtë librit të letërsisë. Na trajtonte si shokë.

Mua më kishte ftuar edhe në shtëpinë e tij, edhe pse një ditë, pasi më dorëzoi fletoren e hartimit më tha:

-Me këtë shkrim si këmbë pule, vetëm shkrimtar nuk bëhesh!

Pas teatrit profesori më tha:

-Në kinema ka dalë filmi “Pamje nga ura”. Luan një aktor i madh italian: Raf Valone.

-Po të shohësh edhe filmin, e ke më lehtë të gjykosh, sa i madh është Poro Mani ynë”, kujton Mitro Çela.