HomeSport

Gallatasarai i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

Gallatasarai i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen dhe Yilmaz i shuan ëndrrën me golat e turqve në minutat e kohes shtese.

Bardhezinjtë arritë brenda 45 minutave të para të shënojë duke i dhënë edhe me tepër entuzjazëm atmosferët për përmbysjen e humbjes së turpshme një javë më pare në Stamboll 5-2.

Lokatelli shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 37-të dhe me Shifra 1-0 u mbyll pjesa e pare.

Në të dytën gjërat ahkuan shumë ndryshe nga sa i kishin parashikuar bardhezinjtë. Me fillimin e periodës së dytë Kelly del me karton të kuqe për një ndërhyrje të parregullt duke lënë ekipin e Spallettit me 10 lojtarë dhe në të njëjtën kohë duke zbehur shpresat e arritjes së objektivit të përmbysjes. Gjithësesi Gati në minutën e 70-të dhe McKennie në të 82-të rikthyen shpresat dhe entuzjazmin duke e çuar në shtesë takimin me një lojtarë më pak, pas rezultatit të përgjithshëm 5-5.

Megjithatë lodhja bëri të sajën dhe skuadra turke vulosi kalimin për më tej në minutën e 105-të, me golin e Osimhen dhe Yilmaz ne minuten e 119 duke vulosur gjithçka me shifrat e përgjithshme në 7-5.