Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar. Para Kryeministrisë nuk do të mbahet asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Është e qartë që skenari ka ndryshuar teksa asnjë molotov nuk u hodh drejt kryeministrisë, por vetëm në kosha dhe në drejtim të një biznesi.
Militantët të kryesuar nga Sali Berisha dhe deputetë të PD marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty efektivët i kanë zënë pritë në mes të rrugës, për të mos lejuar që t’i afrohen godinës. Po gjatë përplasjeve, militantët e Berishës e çanë kordonin e Policisë, por reagimi i bluve ishte i menjëhershëm duke i shpërndarë me ujë e gaz lotsjellës.
Militantët të shoqëruar nga kupola drejtuese e PD po marshojnë nëpër Tiranë, duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet.

