Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar takimin e tij të parë me gazetarët, ku ka prezantuar bilancin e aktivitetit të institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.

Ai u pyet nga gazetarët nëse ka një kallëzim penal për kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pasi ky I fundit vodhi nga Kuvendi marrëveshjen sekrete të Shqipërisë me SHBA-të.

Braho konfirmon se ka një kallëzim penal për Shehaj në SPAK dhe se institucioni për bën të gjitha verifikimet e nevojshme.

Gazetarja Alketa Shaba: A ju ka ardhur ndonjë kallëzim për deputetin Agron Shehaj, nëse jo ka nisur SPAK një hetim kryesisht?

Klodian Braho: Ka një kallëzim penal që ka mbërritur është më proces verifikimi. Prokurori po verifikon pretendime dhe do dalë me një vendim.

Pasi kreu i Kuvendit kishte njoftuar deputetët se mund ta lexonin marrëveshjen me SHBA-të në sallën ‘Bogdani’ pasi është dokument sekret, ka ndodhur një rast i paprecedentë.

Video: