HomeAktualitetDebat

“Mos ka mbaruar kjo parti dhe ti mastur**hesh kot”?! Rakipi-Salianjit: Në PD janë dy drejtues Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin… të vdesi

“Mos ka mbaruar kjo parti dhe ti mastur**hesh kot”?! Rakipi-Salianjit: Në PD janë dy drejtues Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin… të vdesi

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se PD ka mungesë të vizionit në lidership dhe se duhet ti shohë problemet edhe nga vetja.

Ylli Rakipi e pyeti Salianjin, nëse kjo parti ka ndonjë shpresë, pasi aty kanë mbetur ose besnikët e Berishës, ose njerëz që presin pafundësisht largimin e Berishës nga partia ose nga jeta, që t’i zënë vendin.

Ylli Rakipi: Aty është doktori që flet ditë natë, kot nuk ngrihet edhe në orën 02:00 të natës të bëjë konferencë. Pastaj janë ata afër doktorit, si Flamuri, që edhe imiton doktorin kur vjen flet këtu. Pastaj janë pjesa tjetër, që presin, presin, presin armikun, Gazi, Gjekmarku, presin ata, por doktori nuk ikën se do fitojë zgjidhjet në prill, pastaj në prillin e pas katër viteve. Ose ndoshta presin që doktori të mos jetë më… Mos është mbyllur fare kjo parti mor Salianji dhe ti mos mastur*** në këtë rast?

Salianji: Po të ishte për post, bëhesha edhe unë, dhe rrinim në opozitë. PD ka një problem, në mos ka njerëz që ka interes tjetër, është sëmundja e opozitarizmit, mësohesh me privilegjet. Meqë ke humbur disa herë, thua po ruaj këto që kam të paktën. PD duhet të bëjë një analizë. PD në njësitë që ka fituar, kanë qenë njerëz jo të konsumuar, të rinj, që kanë bërë beteja, në zona që PD nuk i ka fituar prej ditësh.

Baton Haxhiu: Më thuaj kush voton në këto zona, një shqiptar, pse ta votojë Berishën?

Ervin Salianji: Ti nuk e voton.

Baton Haxhiu: Më thuaj pse ta votoj Sali Berishën?

Ervin Salianji: Ata i kanë thënë arsyet gjatë fushatës, për të larguar Ramën kryesisht…

Baton Haxhiu: Pse ta votoj unë Berishën? Ky është konsensusi i parë për ndryshimin radikal.

Ervin Salianji: E para ka një million arsye pse nuk duhet votuar Rama. PD ka nevojë për ripërtëritje. Arsyet për të mos votuar Ramën janë të pafundme. Ne duhet të bëjmë një PD ndryshe. Ka humbur mbi 200 mijë votues në zgjedhjet e fundit. Lëre pjesën e vjedhjes, po partitë e vogla, që kanë marrë gati 200 mijë vota?