HomeAktualitetKryesore

Tre ministrat e Jashtëm… i Çekisë, ai Austria dhe ai i Sllovakisë, sot në një konferencë për mediat: Ballkani Perëndimor i përket BE-së! Shqipëria po ecën me ritëm të shkëlqyer

Tre ministrat e Jashtëm…  i Çekisë,  ai Austria dhe ai i Sllovakisë,  sot në një konferencë për mediat: Ballkani Perëndimor i përket BE-së! Shqipëria po ecën me ritëm të shkëlqyer

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Petr Macinka, së bashku me homologët e tij nga Austria dhe Sllovakia, zhvilloi sot në Tiranë një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Takimi u fokusua tek mbështetja e qartë dhe e fortë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar përparimin e arritur deri më tani dhe rëndësinë e perspektivës së Ballkanit Perëndimor në të ardhmen e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, ministri çek Macinka theksoi se “Vizita jonë e përbashkët përcjell një mesazh të qartë dhe ka një rezultat e qëllim të posaçëm. Ne erdhëm këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarimit në BE. Për mua personalisht ka edhe diçka tjetër që më kujtohet, kur Shqipëria dorëzoi aplikimin në vitin 2009 për anëtarësim në BE në Pragë, gjatë presidencës sonë të Këshillit Evropian. Kryeministri e bëri atë gjë në praninë time, duke qenë se unë isha anëtar i zyrës presidenciale në atë kohë. Gjithçka lidhet kaq mirë.”

Ai shtoi se vizita e përbashkët e tre ministrave ka për qëllim jo vetëm shprehjen e mbështetjes, por edhe dëgjimin e progresit të Shqipërisë.

“Mendoj që të tre ne erdhëm këtu për të shprehur mbështetjen tonë të fortë, por edhe për të dëgjuar. Është shumë inkurajuese të shohësh që Shqipëria po shënon përparim të shpejtë dhe real në bisedimet për anëtarësim dhe hapjen e kapitujve. Me gurët kilometrikë që ka shënuar deri tani, e ka vendosur Shqipërinë në pararojë. Shpejtësia e hapjes së kapitujve për 30 muaj është e shkëlqyer, është mbresëlënëse, kjo tregon që ju jeni angazhuar seriozisht për BE.”

Macinka vuri në dukje se procesi i anëtarësimit po hyn në një fazë më kërkuese, por shprehu bindjen se Shqipëria ka kapacitetin dhe angazhimin për të ecur përpara.

“Procesi i anëtarësimit në BE po hyn në një gaz më kërkues, por jemi besimplotë që Shqipëria ka kapacitetin dhe angazhimin për të ecur përpara. Përparimi i arritur deri tani ofron një bazë të fortë për fazën e afërt.”

Në konferencë u trajtua edhe situata në rajon, ku ministri çek theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Situata në rajon ishte një tjetër temë kyçe në bisedimet tona. Ballkani Perëndimor ka rëndësi për stabilitetin, sigurinë, mbrojtjen dhe të ardhmen e Evropës. Ne ndajmë perspektivë të qartë për vetë faktin që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe shpresojmë që të jenë anëtare sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Takim i përbashkët në Tiranë shënon një tjetër konfirmim të mbështetjes së fortë nga Austria, Çekia dhe Sllovakia për rrugën europiane të Shqipërisë, duke e vendosur integrimin e Ballkanit Perëndimor në qendër të agjendës strategjike të Bashkimit Europian.