Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta.
Mbledhja parashikohej të kishte kryesisht karakter organizativ. Po ashtu pritej përcaktimi i datës për Asamblenë e Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në qeveri.

