46 bashki pritet të ketë vendi nga 61 që janë aktualisht. Ky është propozimi i socialistëve për ndarjen e re territoriale të vendit që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Projektligji është depozituar në kuvend me firmat e deputetëve socialistë pasi mazhoranca e opozita nuk arritën të gjenin dakordësi në komisionin e posaçëm të reformës territoriale. 33 bashki mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera pësojnë ndryshime.



