Në pamundësi të fitoreve ndaj qeverisë, PD e Berishës ka arritur një tjetër fitore ndaj Lulzim Bashës.
Sipas njoftimit zyrtar, është rikthyer faqja e PD-së në rrjetet sociale.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar ri-aktivizimin e faqes së saj origjinale në Facebook dhe rikthimin e emrit zyrtar në rrjetet sociale.
Në një njoftim publik, bëhet me dije se emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në përputhje me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi nr. 723, datë 11 qershor 2024).
Sipas deklaratës, ky vendim konfirmon të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike, duke reflektuar kështu emrin e ligjshëm të institucionit edhe në platformat
sociale.


