Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonat e plazheve, të cilat ishin zaptuar në mënyrë të paligjshme, duke penguar aksesin e qytetarëve dhe pushuesve.
Aksioni është ndërmarrë pas përfundimit të afateve të vendosura për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave dhe pas njoftimeve të përsëritura ndaj subjekteve përkatëse. Në rastet kur këto detyrime nuk janë respektuar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, njoftojnë se do të vijojë kontrollet dhe ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë abuzive, me qëllim garantimin e aksesit të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe pushuesit.

