Skandal në eventin e UFC-së në Beograd, kore raciste ndaj mundësit shqiptar Dennis Buzukja

Skandal në eventin e UFC-së në Beograd, kore raciste ndaj mundësit shqiptar Dennis Buzukja

Skandal në eventin e UFC-së në Beograd, kore raciste ndaj mundësit shqiptar Dennis Buzukja

Skena të rënda u regjistruan në eventin e UFC-së në Beograd, ku mundësi me origjinë shqiptare Dennis Buzukja u bë objekt i thirrjeve raciste nga një pjesë e tifozëve serbë.

Në momentin që Buzukja hyri në Beograd Arena me flamurin kuqezi në supe, nga tribunat u dëgjuan të shara, thirrje për dhunë dhe brohoritje si “Vrsni, vrsni shqiptarët!”, ndërsa sipas mediave serbe në sallë u këndua edhe slogani “Kosova është Serbi”.

Buzukja u ndesh me serbin Bogdan Grad në kategorinë featherëeight. Pas përfundimit të duelit, gjyqtarët ia dhanë fitoren Gradit, ndërsa tifozët serbë shpërthyen në festë.