alon Bela, një prej personazheve që u shpall Non grata nga ministra i Brendshëm Besford Lamallari, sot, ka publikuar një video në faqen e tij, ku kërcënon Edi Ramën se do ta vrasë.
Bela, i cili në një postim të gjatë akuzon Ramën se e ka dëbuar ngaqë ka marrë pjesë në tre luftra kombëtare, ka nxjerrë një video me një top, ku shkruan “më prit o Edi Rama”.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur zyrtarisht persona “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, Valon Bela dhe Bekir Halimi, duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vendimi është marrë pas propozimit të strukturave të sigurisë, me arsyetimin se autoritetet shqiptare disponojnë të dhëna që i lidhin ata me veprimtari të dyshuara që cenojnë sigurinë dhe interesat e shtetit shqiptar. Deri më tani, institucionet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre dyshimeve.
Ky vendim vjen në kuadër të masave të autoriteteve shqiptare për ndalimin e hyrjes në vend të personave që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare.
Bela konsiderohet si një person i financuar dhe i lidhur me struktura të shërbimeve sekrete të gardës revolucionare të Iranit.

