VIDEO/ Bulevardi thuajse bosh, protesta shënon pjesëmarrjen më të ulët në ditën e 66-të

VIDEO/ Bulevardi thuajse bosh, protesta shënon pjesëmarrjen më të ulët në ditën e 66-të

Në ditën e 66-të të protestës, pjesëmarrja e qytetarëve ka vijuar të bjerë, ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është shfaqur thuajse i boshatisur.

Pamjet me dron tregojnë se në tubimin e kësaj të marte kanë marrë pjesë vetëm pak dhjetëra protestues, duke konfirmuar rënien e vazhdueshme të pjesëmarrjes krahasuar me javët e para të protestës.

Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të pranishëm në shesh është në rënie të ndjeshme, ndërsa protesta po zhvillohet me një pjesëmarrje gjithnjë e më të kufizuar.