Shqipëria ka regjistruar mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).
Sipas raportit, në periudhën janar–qershor janë evidentuar gjithsej 14,628,595 tentativa sulmesh, ose mesatarisht 56.4 tentativa çdo minutë, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërcënimeve ndaj sistemeve digjitale në vend.
Nga numri total i tentativave, 54% kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike, që lidhen me funksionimin e sektorëve jetikë.
Sulmet kanë synuar fusha të ndryshme, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik dhe sektorë të tjerë me rëndësi strategjike për vendin.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bën të ditur se monitorimi i kërcënimeve vijon në kohë reale, ndërsa po forcohen masat mbrojtëse për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve të informacionit në Shqipëri.

