Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS, ka folur me tone të ashpra ndaj kërkesës së SPAK. Sipas tij, Balluku ka luftuar pa orar dhe me sakrifica për të arritur objektivat e qeverisë.
SPAK ai e ka cilësuar si lajme që dalin nga stacioni i trenit, ndërsa ka shtuar se Balluku e çoi për jufka në Fier. Madje Rama thekson se Balluku do të vijojë të jetë drejtuese në qarkun e Fierit dhe se, të paktën, vazhdon kontaktet me banorët atje.
“Uroj që në hetimin e çështjes prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni, sepse pas 18 vjeç çdo kush varet nga këmbët e veta.”
PS refuzon masën e arrestit ndaj Ballukut: Nga përgjimi për kërc*ënimin e dëshmitarëve, abuzimi me fondet dhe rreziku i arratisjes
Me ironi ai shigjetoi edhe Gazmend Bardhin kur tha se për herë të parë një burrë u mbrojt nga Komiteti i Helsinkit për shkak të Zegjine Çaushit.
Më tej Rama foli për transformimet në sektorët që ka drejtuar Balluku, duke thënë se janë ndërtuar 1 mijë kilometra me standarde të rrugëve kombëtare.
Korridori i 8 që është renditur i rëndësisë kryesore në lëvizjen e SPAK etj.
“Uroj që në hetimin e çështjes, SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni, sepse në fund të ditës gjithkush pas të 18-tave varet vetëm nga këmbët e veta me ligj dhe zakon. Se kam as të mundur, por as të lejuar, qoftë nga ligji dhe nga zakoni që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori.
E shumëpritura orë e hakmarrjes së madhe a atij që e çoi partinë demokratike për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë Gazin e Zegjinesë, burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë. Mëshirë Zegjine.
Duhet tu them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vazhdon dhe do të vazhdojë në sektorin e infrastrukturës dhe në sektorin energjetik të vendit tonë, nuk e solli koha, as thjeshtë paratë. Para janë harxhuar plot edhe më parë, për rrugët e lëna rrugëve, nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përpos votës së tyre për këtë parti, për qeverinë e kësaj partie ku bën pjesë edhe Balluku si anëtarë e kryesisë së PS, si një ndër njerëzit tanë më të votuar dhe më të mbështetur nga zgjedhësit e cila për 6 vite me radhë drejtoi Infrastrukturën duke punuar pa orar, luftuar pa rezervë për të realizuar në afat dhe cilësi objektivat e programit tonë qeverisë në këta dy sektorë që e kanë vuajtur prapambetjen historike. Edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore elektorale të Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte, kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e afërta vendore të Fierit ku ajo do vazhdojë të drejtojë qarkun dhe s’do jetë në asnjë pushtet ekzekutiv. Uroj që në hetimin e çështjes, SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni, sepse në fund të ditës gjithkush pas të 18-tave varet vetëm nga këmbët e veta me ligj dhe zakon.
Njoftim i akuzës në rrugën e shtrembër dhe fatkeqësisht të bërë zakon nga gupet hetimore të Stacionit të Trenit që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që të ngriheshin dallgët e detit të urrejtjes që ziejnë pa pushim në 700 tenxheret e pazarit tonë dhe të mblidhen të tëra retë e fantazive perverse të rrjeteve sociale për të kthyer njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine.
Ndërkohë rrugët e ndërtuara në periudhën e drejtimit të saj u shembën nga korrupsion, shiu u derdh me gjyma dhe përmbytjet mbuluan malet e Shqipërisë, deti u bë kos me qenërinë e pazarit politik dhe mediatik dhe erdhi me thirrje histerike jashtëderdhjesh në bulevard.
E shumëpritura orë e hakmarrjes së madhe a atij që e çoi partinë demokratike për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë Gazin e Zegjinesë, burri i parë në historinë e Evropës Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë”, tha Rama

