“ VLEN dhe VV ishin prezente me grupe në Shqipëri”! Protesta synon destabilizimin e vendit

“ VLEN dhe VV ishin prezente me grupe në Shqipëri”! Protesta synon destabilizimin e vendit

Analisti Arben Meçe ka deklaruar se grupime të VLEN-it dhe të vetëvendosjes, dhe linja islamike të Maqedonisë, ishin prezente me grupe në Shqipëri.

Sipas tij, në këtë aktivitet ishin evidentuar edhe prani të grupeve dhe strukturave të ndryshme nga rajoni.

Ai pretendoi gjithashtu se, sipas raporteve, struktura të caktuara antishqiptare veprojnë me mekanizma të fshehtë dhe të kamufluar, duke krijuar lëvizje që, sipas tij, sjellin destabilizim në vend.

Sipas Meçes, protesta ishte një nga aktet që mobilizuan elementë për destabilizimin e Shqipërisë, ndërsa gjatë saj, sipas tij, janë evidentuar edhe veprime konkrete.

“ Kemi konstatuar që nga diaspora erdhën 30 makina, ndërkohë që ishin 10 mijë persona. Kjo skemë rezultoi se grupime të VLEN-it dhe të vetëvendosjes, dhe linja islamike të Maqedonisë, ishin prezente me grupe në Shqipëri.

Organet tona të sigurisë arritën të dallonin organizatorët në këtë veprimtari, që dukej se ishte e lidhur me një protestë, por ishte një aktivitet që synonte destabilizimin.

Sot, sipas raporteve të BE-së, strukturat antishqiptare veprojnë me mekanizma të fshehtë dhe të kamufluar, duke ndërtuar dhe instaluar me prezencën e tyre lëvizje që sjellin destabilizim në Republikën e vendit.

Dy personat që, edhe pse janë deklaruar se përfaqësojnë struktura të ekstremizmit islamik iranian, nuk po shoh reagime të drejtpërdrejta neutralizuese. Janë prezentë në media dhe në organizimin e protestave.

Protesta ishte një nga aktet ekstreme që mobilizuan elementë për destabilizimin e Shqipërisë. Në protesta u evidentuan qartë edhe aksione.”