HomeSport

Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën ‘Final 4’! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin

Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën ‘Final 4’! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin

Të hënën në mbrëmje u mbyll raundi i 27-të i Superligës shqiptare të futbollit. Partizani fitoi 0-2 në derbin kundër Dinamos dhe i merr vendin e katërt ‘Bluve’, ndërsa Egnatia fitoi me përmbysje në Rrogozhinë.

Në ‘Air Albania’ skuadra e Dinamos u mposht 0-2 nga Partizani. ‘Demat e Kuq’ fituan derbin direkt për vendin e katërt dhe për momentin i marrin ‘Bluve’ pozitën në Final 4. Carlos Martinez në minutën e 38-të kaloi në epërsi Partizanin, para se Arafat Doumbia në minutën e 51-të të ‘vuloste’ shifrat për 0-2.

Në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-2 me përmbysje Teutën. Miqtë nga Durrësi kaluan në epërsi me Vasilis Zogos në minutën e 26-të, ndërsa Egnatia përmbysi me Alessandro Albanesen dhe Daniel Adjessa në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Teuta ia doli të barazonte me penalltinë e kthyer në gol nga Xhoele Macolli, por në dhjetë minutat e fundit Egnatia shënoi dy herë me Nikola Buric dhe Fernando Medeiros për të marrë tri pikë. Humbja e shtatë e këtij sezoni ka bërë që pozitat e trajnerit Enkeleid Dobi te Teuta të tronditen.

Pas raundit të 27-të kryeson Vllaznia me 51 pikë, ndjekur nga AF Elbasani, Egnatia dhe Partizani që kompletojnë zonën ‘Final 4’. Vlora pas tre humbjeve radhazi zbret në zonën play-out për vendin e tetë, ndërsa Flamurtari dhe Tirana mbeten në dy vendet e fundit.

Superliga, raundi 27-të:

E diel, 8 mars 2026

Bylis 1-0 Vora

Tirana 0-1 AF Elbasani

Flamurtari 1-0 Vllaznia

E hënë, 9 mars 2026 – 19:00

Dinamo 0-2 Partizani

Egnatia 4-2 Teuta

Renditja: