Donald Trump është nxjerrë me urgjencë nga darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Presidenti amerikan është shëndoshë e mirë.
Të shtënat iu drejtuan një agjenti të Shërbimeve Sekrete, i cili shpëtoi falë jelekut antiplumb.
Një i dyshuar është nën arrest. Ai është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia. Allen ka deklaruar se donte të shënjestronte zyrtarët e administratës Trump.

