Një tufë flamingosh rozë ka dhuruar një spektakël të veçantë në Lagunën e Nartës. Shpendët u panë duke fluturuar mbi lagunë dhe krijuar pamje të rralla në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.
Pamjet. pjesë e një video të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit, janë shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.
Materiali informues synon të sjellë vëmendje te rëndësia e informimit dhe eksplorimit të këtyre habitateve natyrore.
Laguna e Nartës, një ndër më të mëdhatë në vendin tonë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe rreth 42 km 2. Thellësia e saj më pak se 1 . 5 metër, e bënë këtë lagunë të preferuar për flamingot. Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur. Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme dhe për shkak të gjerësisë së saj të ofron edhe një perëndim unikal të diellit, I cili përshëndetet herë pas here edhe nga grupet e flamingove që banojnë tashmë aty.
Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapshtë 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta. Por që nga viti 2025, ato i dhurojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve spektakle të tilla natyrore.

