Flakët përfshijnë rezervatin më të madh natyror të Belgjikës, banorët urdhërohen të evakuohen

Flakët përfshijnë rezervatin më të madh natyror të Belgjikës, banorët urdhërohen të evakuohen

Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë rezervatin më të madh natyror të Belgjikës, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si zjarrin më të madh në historinë e kohëve të fundit të vendit.

Banorët e dy fshatrave pranë zonës janë urdhëruar të evakuohen, pasi flakët kanë përfshirë rreth një të tretën e zonës së High Fens dhe ekziston rreziku që zjarri të arrijë deri te shtëpitë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionë dhe helikopterë për hedhjen e ujit, të dërguar nga vende të ndryshme të Evropës, shkruan BBC.

Zjarri, i cili ka nisur të premten, mbeti jashtë kontrollit edhe të shtunën.

Autoritetet thonë se terreni moçalor, zonat e thata dhe pyjet, së bashku me kushtet atmosferike, po e vështirësojnë operacionin e shuarjes.