Për të hequr vëmendjen e medias nga 15 Marsi, përvjetori i Gërdecit, Muli bisedoi sot me Lelon në kafe se çfarë mund të sajonin si lajm që të mos ishte në qendër të vëmendjes Zeni.
– Po ja nxjerrim Klevesin në një konferencë shtypi, – tha Lelo, – që të paralajmërojë rrëzimin e Ramës më 22 Mars si Çim Peka.
– Jo, Klevesin jo, se kujtohen që dhe Fariu ka qenë ortak me Delijorgjin tek kompania në Gërdec. Madje në dosje ka dhe fashikuj të tërë se si gjenerali i Gërdecit raportonte se Fariu kishte urdhëruar prishjen e godinave të repartit ushtarak pa shkresë zyrtare. S’ka pse t’ua kujtojmë prapë se e kanë harruar.
– Ke të drejtë, – tha Lelo. – Edhe unë e kisha harruar këtë hollësi. Të gjejmë dikë tjetër, Aldo Bumçin për shembull. Ai e thotë me qetësi këtë që Rama përmbyset më 22 Mars.
– Lëre se i kujtojnë të flasin për Shkëlzenin atij dhe na e trembin kot. Nuk dihet si merr pastaj.
– Po ke të drejtë, – i tha Lelo. – Ai fal atij faksi bëri gjithë atë karrierë.
– Të nxjerrim Strazon, – tha Lelo, – se ai ka qenë i paimplikuar në atë histori.
– Jo, jo, se i prishim punë, – tha Muli. – Se ka dalë nga përgjimet që u thoshte njerëzve: “Na mori më qafë ky Zeni me këtë histori”, se ishte zëvendësministër i brendshëm atëherë. Madje është zënë me mua dhe s’kemi folur për vite për këtë punë.
I kujtohet Doktorit dhe i bën gjëmën prapë. Gjynah.
– Ah, s’e dija këtë, – tha Lelo. – Atëherë mendoj që më mirë është të nxjerrim Gaz Bardhin me ndonjë gjë për Ballukun se aty spostohet vëmendja. Të lexojë ndonjë gjë nga dosja që i japin këta të SPAK.
– Kjo po, – tha Muli, – na bën punë. Por kam frikë se do t’i kujtojnë atij që ashtu më ka denoncuar dhe mua. Dhe e ha unë pastaj.
– Atëherë më mirë nuk flasim hiç, – tha Lelo.
– Jo, edhe ajo është keq, – tha Muli, – se duket sikur respektojmë viktimat dhe pranojmë krimin.
– Po e vërtetë, – tha Lelo. – Po më mirë është kjo sesa të pranojmë që e kemi gjithë partinë përsëri të lidhur me Gërdecin. Është më e lehtë

