HomeAktualitetKronike

VIDEO/ Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para Kryeministrisë! Berisha i pamundur, braktis “Foltoren” në dorë të Nokës

VIDEO/ Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para Kryeministrisë! Berisha i pamundur, braktis “Foltoren” në dorë të Nokës

Vetëm një grusht ithtarësh i janë bashkuar ditën e sotme tubimit të përjavshëm të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha përpara godinës së Kryeministrisë.

Por ajo që është vënë re sot, është se ‘Foltorja’ e PD-së është braktisur edhe nga vetë Berisha, i cili sipas PD ka qenë në Kavajë ku ka marrë pjesë në një Iftar pa emër

Nga tubimi në tubim, vihet re qartë një firo e militantëve të Partisë Demokratike, duke bërë që të pranishmit të shesh të numërohen me gishtat e dorës.

Një nga shkaqet kryesore të numrit të ulët të pjesëmarrësve në protestë është edhe dhuna dhe hedhja e molotovëve gjatë protestave të fundit të PD-së, duke krijuar panik dhe pasiguri te të pranishmit.