Aksident tragjik në Durrës! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën: Humbin jetë tre të rinjtë, dy të plagosur

Aksident tragjik në Durrës! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën: Humbin jetë tre të rinjtë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar në Manëz të Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Tre persona kanë vdekur dhe 2 kanë mbetur të plagosur, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.

Viktimat janë një 25-vjeçare një 26-vjeçare dhe një i mitur 15-vjeç.

Njfoftimi i policisë

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Lajm