Nga Admir Malaj
Flitet shpesh se kush jane politikanet e rinj dhe kush jane politikanet e vjeter:
Ne fakt te gjithe jane te vjeter,
Edhe Adriatik Lapaj,
Edhe Agron Shehaj,
Edhe Arlind Qorri,
Ata mundet edhe te merziten kur u permenden pasurite personale, lidhjet familjare dhe ndonje lidhje e padeshiruar.
Mundet te merziten, por nuk kane se si te merziten.
Pse?
Ata vete kane dale me tezen se kjo qeveri eshte e korruptuar, drejtesia eshte e korruptuar, madje edhe me tezen “Rama ne burg! Berisha ne burg!”, pra duke kerkuar denim per nje politike dhe drejtim 35 vjecar.
Te drejte kane.
Ceshtja eshte se dhe shume njerez te tjere te kene mundesine te pyesin:
1. Si mundet te vesh pasuri dhjetera ne mos qindra milion dollare ne nje vend te korruptuar? Ndoshta nuk ke marre tendera, por se paku ke pasur pune me tatimet.
2. Si mundet te jesh nje avukat i suksesshem ne nje vend te korruptuar? Une nuk di qe aftesia te kete sjelle ne drite ndonje gjyq ish-pronaresh.
3. Si mundet te punosh pedagog ne shtet dhe te besh fushate politike, madje ne opozite me sistemin? Se hajde po kuptojme pedagoget e Berishes, po “RnB, BnB” dhe dekane dhe rektore te bindur te tyre sikur nuk ka kuptim.
Te drejte kane dhe ata qe bejne keto pyetje.
Personalisht nuk me intereson fare. Ashtu sic nuk me intereson se cfare ben Edi Rama, Sali Berisha, apo te tjere. Mua me intereson vetem nje gje:
Shqipëria!
Prandaj jam gati të punoj dhe bej marreveshje, edhe me Edi Ramen, edhe me Sali Berishen, edhe me Ilir Meten, edhe me Adriatik Lapajn, edhe me Agron Shehajn, edhe me Arlind Qorrin.
Si une, besoj dhe shumica e shqiptareve, qe kane nevoje te cojne dicka ne shtepi per te mbyllur diten, muajin. Sepse te duash Shqiperine do te thote te mbyllesh muajt dhe cosh perpara familjet, femijet e saj.
Pyetja ime ne gjithe kete postim eshte kjo:
A jane udheheqesit e partive te reja te gatshem te bejme marreveshje me popullin e tyre?
Deri tani kane bere marreveshje me Fb, Insta, Ambasada dhe Organizata Nderkombetare, por jo me popullin e tyre, me ne, me ne qe kemi dhe voten dhe mund t’jua japim.

