VIDEO/ Dje aksident në Vlorë me një të plagosur rëndë! Monopatinat qarkullojnë pa ndalur: Policia bën “fresk” dhe mashtron për ndalimin e tyre

VIDEO/ Dje aksident në Vlorë me një të plagosur rëndë! Monopatinat qarkullojnë pa ndalur: Policia bën “fresk” dhe mashtron për ndalimin e tyre

Në rrugët e Tiranës , Durrsit, Vlorës monopatinat qarkullojnë pa ndaluar. Minoren meshkuj dhe vajza pa asnjë njohuri të rregullave të qarkullimitmadje edhe dy veta me një monopatin sot janë një rrezik i madh për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve pa pyetur për jetën e tyre.

Megjithse policia ka deklaruar për ndalimin e tyre sekuestrimin dhe bllokimin kjo duket një gënjeshtër që i ka dal boja.

Vetëm dje në Bulevardin e Ri në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo.” një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.