HomeAktualitetDebat

VIDEOLAJM/ Kur Sali Berisha i përgjigjej flakë për flakë Gazment Bardhit: Të zbardh rolin e tij në vrasjen në Elbasan!

VIDEOLAJM/ Kur Sali Berisha i përgjigjej flakë për flakë Gazment Bardhit: Të zbardh rolin e tij në vrasjen në Elbasan!

Në vitin 2022, përplasja mes Sali Berishës dhe Gaz Bardhit, arriti një nga kulmet më të forta brenda Partisë Demokratike, duke kaluar nga debat politik në akuza të drejtpërdrejta personale dhe penale.

Berisha e akuzoi Bardhin si përgjegjës për ngjarjen e rëndë në Elbasan para zgjedhjeve parlamentare të 2021, ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani. Autori i vrasjes ishte Arbër Paplekaj, ish efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit dhe pjesë e Strukturave të Mbrojtjes së Votës në PD.

Nga ana tjetër, Bardhi iu kundërpërgjigj ashpër, duke e cilësuar Berishën si “babain e Zenit të Gërdecit”, duke rikthyer në vëmendje një nga aferat më të debatueshme në historinë politike të vendit.

Ky shkëmbim akuzash thelloi më tej ndarjet brenda PD-së, duke reflektuar një krizë të thellë besimi dhe një luftë të hapur për drejtimin dhe identitetin e opozitës në atë periudhë.

Në një dalje të tij për mediat, në periudhën Maj 2022, Berisha e cilëson Gazment Bardhin si një individ që: “Gazment Bardhi po kërkon të shpëtoj shpirtin e tij, por është i pashpresë. Mos ti thur lavde SPAK-ut, se do i japim këtë shanc apo atë shanc, por të zbardh rolin e tij në vrasjen në Elbasan.”