Të paktën 165 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1300 rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes masive të dheut që shkaktoi daljen nga shtrati të lumit Bhote Koshi, në kufirin mes Nepalit dhe rajonit autonom të Tibetit në Kinë. Mes të zhdukurve, 529 prej tyre janë turistë.
Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha, ndërsa autoritetet vijojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur.
Dyshohet se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 4.4, i regjistruar në Tibet në orën 08:37 sipas kohës lokale, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash. Masivi i dheut goditi qarkun Gyirong, në kufi me Nepalin, një nga korridoret kryesore të komunikimit mes dy vendeve.

