Kombëtarja e Shqipërisë pas humbjes me polakët është e detyruar nga FIFA, që të luajë një miqësore ndaj Ukrainës më 31 mars
Ndeshja Shqipëri–Ukainë është programuar për në orën 20:45, pikërisht në Valencia.
Sfida është e rezervuar mes dy humbësve të gjysmëfinaleve të “play off”. Shqipëria u mposht nga Polonia 2-1, ndërsa Ukraina 2:0 nga Suedia.
Në finalen e “play off” ndërkohë është rezervuar ndeshja Suedi-Poloni, . Kjo sfidë do të vendosë se cila prej tyre siguron biletën për Botërorin 2026.
Ukraina ishte favorite për të shkuar më tej, por u trondit nga Suedia. Shqipëria ndërkohë pësoi dy gola në pjesën e dytë, edhe pse gjeti e para avantazhin me anë të Hoxhës në pjesën e parë.

