HomeAktualitet

Raporti i Eurostat: Shqiptarët të tretët për marrjen e shtetësive në BE

Raporti i Eurostat: Shqiptarët të tretët për marrjen e shtetësive në BE

Gjatë vitit 2024, rreth 1.2 milionë persona fituan shtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian ku jetonin, duke shënuar një rritje prej 11.6% (+122,700 persona) krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i shtetësive të dhëna është rritur ndjeshëm edhe në krahasim me vitin 2014, me një rritje prej 54.5%, kur në atë kohë u dhanë gjithsej 762,100 shtetësi.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetësive u dha nga tre vende kryesore:

Sa i përket përkatësisë, shumica dërrmuese e përfituesve (88.0%) ishin shtetas nga vende jashtë BE-së, ndërsa 10.6% ishin qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Sirianët, marokenët dhe shqiptarët kryesojnë listën e përfituesve

Edhe në vitin 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i përfituesve të shtetësisë në BE, me 110,100 shtetësi të reja të dhëna.

Ata u pasuan nga shtetasit marokenë me 97,100 shtetësi, ndërsa në vendin e tretë renditen shqiptarët me 48,000 shtetësi të përfituara.

Suedia me normën më të lartë të natyralizimit

Norma e natyralizimit, që tregon numrin e personave që marrin shtetësi gjatë një viti në raport me totalin e banorëve jo-shtetas në fillim të vitit, rezulton më e larta në Suedi.

Në anën tjetër të renditjes, normat më të ulëta të natyralizimit u regjistruan në:

Këto të dhëna janë pjesë e raportit më të fundit të Eurostat mbi përfitimin e shtetësisë në vendet e Bashkimit Evropian, i cili ofron një pasqyrë më të detajuar mbi trendet e migracionit dhe integrimit në rajon.