Gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiç: Nuk ishte fare ushtar, tregoi guxim vetëm ndaj civilëve

Gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiç: Nuk ishte fare ushtar, tregoi guxim vetëm ndaj civilëve

Gjenerali shqiptar që shërbeu në ushtrinë kroate, Rahim Ademi ka komentuar vdekjen e ish-komandantit serb të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, duke e cilësuar atë si një person që nuk tregoi aftësi ushtarake në fushën e betejës.

“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtar. Ai kurrë nuk i tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë, ai tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur”, u shpreh Ademi në një intervistë për mediat kroate.

Rahim Ademi dhe njësitë nën komandën e tij u përballën me forcat serbe të drejtuara nga Ratko Mladiç pranë Shibenikut, në Kroaci, gjatë shtatorit të vitit 1991.

Ademi e kujtoi atë përballje në kontekstin e komentit të tij për figurën e Mladiçit dhe rolin e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.