Përçahen të punësuarit në protestë! Pilinçi nr.2 Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Përçahen të punësuarit në protestë! Pilinçi nr.2 Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

“Ata duan që vendi të kalojë në kaos”, u shpreh Cako.

“Ia kanë marrë zërin protestës. Duhet të marrim sheshin që t’i jepet zëri i protestuesve të vërtetë”, tha një nga të pranishmit në mbledhje.

Por edhe pse e nisën për t’u bashkuar, edhe në mes këtij grupimi pati debate dhe përzënie.

U hodhën ide e mendime për t’i dhënë një tjetër formë e përmbajtje protestës, me synim largimin e Edi Ramës.

“Studentët kur të vijnë të bojkotojnë mësimin dhe të vijnë në protestë”, u shpreh një nga të pranishmit.

“Të mos vazhdojmë vetëm me ecje pasdite, po të bllokojmë rrugët”, tha një tjetër i pranishëm