HomeAktualitetKryesore

Fitorja e Veliajt provë tronditëse e bashkëpunimit SPAK-PD?!

Fitorja e Veliajt provë tronditëse e bashkëpunimit SPAK-PD?!

Pas fitores në Gjykatën Kushtetues për krithimin në detyrë të Erion Veliajt, fitore e cila është përkthyer në “nul” sepse nuk mund të kthehet askush në detyrë kur është pas hekurave dhe nuk është aty ku është detyra, një tjetër fitore shumë e rëndësishme ishte fitorja në çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe simuluar protestat djallëzore të dirigjuara nga PD dhe avokatja e dënuar për mashtrim Adriana Kalaja

Trupi gjykues ka konstatuar se akuzat dhe pretendimet të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliaj janë të pavërteta ku dhe vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Ai pranoi gjithashtu se deklaratat e bëra në media, përfshirë intervista televizive, kanë qenë të motivuara nga premtime për përfitime financiare, duke ngritur dyshime serioze mbi besueshmërinë e burimeve që nxitën hetimin fillestar.

Por lind pyetja: Kush ishin porositêsit, donatorët dhe a është paguar në të vërtet sa, kur dhe ku? Kjo duhet të ishte pjesa më e rëndësishme e gjykimit madje për rastin duhet të mos mbyllej gjykimi. SPAK duhet të bënte detyrë, që pretendon se bënë, duke marrë të pandehur shpifësin italian dhe bashkëpuntorët e tij, deri më taniimagjinar.

Ishin këto akuza mediatike dhe një strategji e mirë menduar nga strukturat tashmë teje të dyshimta të SPAK dhe BKH që stimuluan protestat e vazhdueshme para Bashkisë deri në arrestimin e Veliajt krejt papritur dhe në menyrë të befasishme, duke sajuar një kallëzues anonim, i cili nuk ekziston as nuk ka gjëkundi “nam dhe nishan”

Kjo tregon qartë se veprimet prej iuntrigantësh në strukturat e drejtësisë së re si “plaka e bërë nuse me makiazh” kalojnë edhe imagjinatën në fushën e trillimit, delirit dhe përdorimit mjeteve nga më të rrezikshme të pushtetit të dhënë poshtërsisht nga ligjbërsit analfabet që gëlojnë në Parlamentin shqiptarë.

Vendimi i gjykatës rrëzon bazën e akuzave por nxjerr në pah botërisht se sa i thellë dhe i kamufluar është bashkëpunimi mes SPAK dhe Opozitës berishiste.

Kjo e bënë edhe njëherë të frikshme kthimin e “nesti angonëve” si në kohën e diktaturës, për të mbështetur strategjin e persekutimit deri në burgosje, jo në emër të drejtësisë për në emër të luftës politike, që i ka hapur qartasi me guxim dhe trimëri SPAK Edi Ramës dhe të domosdoshme kthimin e drejtësisë në shinat e ligjit, duke dërguar për llogaridhënie e pse jo ….në bankën e të akuzuarve, çdo pjestarë të këtyre strukturave që kanë gisht në kthimin e drejtesisë në inkuzicion, ku flakën e turrës së druve e mbajnë “spakistat”/ Ekskluzive.al