VIDEO/ “Patronazhist, të q**sha robt”! Turmat kaotike të protestuesve përplasen me njëri-tjetrin për veprimet që duhet të bëjnë

VIDEO/ “Patronazhist, të q**sha robt”! Turmat kaotike të protestuesve përplasen me njëri-tjetrin për veprimet që duhet  të bëjnë

Pas përplasjeve me policinë gjatë tubimit të sotëm, në mbrëmje tensionet kanë vijuar edhe mes vetë protestuesve.

Në një video nga protesta, dy prej pjesëmarrësve shihen duke debatuar ashpër për vendimin nëse duhej apo jo të bllokohej një rrugë pranë qendrës së qytetit. Debati duket se ka nisur për mënyrën se si duhej vijuar protesta dhe brenda pak çastesh kalon në përplasje verbale.

Në pamje dëgjohen ofendime , ndërsa një prej protestuesve i drejtohet tjetrit me fjalët: “Patronazhist, të q**sha robt”.

Incidenti tregon edhe përplasjet brenda vetë turmës lidhur me mënyrën e vazhdimit të protestës, në një moment kur situata kishte qenë e tensionuar edhe për shkak të konfrontimeve me policinë.