VIDEO/ Thellohet përçarja mes protestuesve, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

VIDEO/ Thellohet përçarja mes protestuesve, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

Pas përlasjeve të forta fizike të ditëve të fundit, duket se është thelluar edhe më tej përçarja mes protestuesve.

Sot është vënë re se në Bulevard janë mbledhur dy grupime: grupimi i zakonshëm ku mbahen fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa një grupim tjetër, i drejtuar nga Visuar Dalipaj ose siç njihet ndryshe “Banka e Fundit”, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve, çka ka shkaktuar një trafik të rënduar në Tiranë.