Rama paralajmëron Qorrin: “Predikues i dhunës”, po i mbanë protestuesit në terror psikologjik”!

Rama paralajmëron Qorrin: “Predikues i dhunës”, po i mbanë protestuesit në terror psikologjik”!

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij ditën e sotme për një deklaratë për media ka sulmuar drejtuesin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin, duke iu referuar pa e përmendur me emër si “profesori” dhe “predikuesi i dhunës”.

Ai pretendoi se një grup që e cilësoi si ANTIFA ushtron presion psikologjik mbi protestuesit dhe i pengon të pranojnë dialogun.

Rama tha se kishte komunikuar edhe në telefon me protestues dhe i kishte ftuar të bisedonin, por ata druheshin se do të cilësoheshin si tradhtarë apo do të përballeshin me dhunën e të tjerëve.

Ai deklaroi gjithashtu se në protesta janë përfshirë persona me veprimtari kriminale.

“Kam komunikuar dhe me telefon, i kam ftuar dhe ata i ka karakterizuar frika nga njëri-tjetri, dëshira për të folur, por frika nga njëri-tjetri, frika se do të cilësoheshin si tradhtarë, frika se do të pësonin pastaj pasojat e dhunës së të tjerëve, të cilët janë një grup ANTIFA aty, i ideologjizuar nga ‘profesori’ i mirënjohur, ‘predikuesi’ i mirënjohur i dhunës, që e njohin të gjithë dhe nuk dua as ta përmend me emër dhe që kanë një aftësi dhe një kapacitet vërtet të spikatur për të futur të tjerët në terror psikologjik dhe për të detyruar të tjerët që t’i shkojnë nga mbrapa.

Pastaj ka pasur dhe një komponent tjetër, komponent kriminelësh, të cilët kanë qenë të pranishëm, njerëz të hurit dhe të litarit që kanë bërë të tyren në atë protestë. Unë jam i bindur që ditët dhe muajt do të sjellin në dritë dëshmi të vetë atyre protestuesve, kur ata të çlirohen nga gjithë ky qerthull i një revolucioni tërësisht imagjinar, pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë. Kjo është pak, po është shumë e sigurt.” u shpreh Rama.