Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 45 personave me precedentë penal, të cilët sipas informacioneve nga organet ligjzbatues kanë marrë pjesë në dhunë dhe plaçkitje gjatë protestave të këtyre ditëve.
Personat e bërë publik nga Rama, janë të skeduar nga policia e shtetit dhe kanë dosje të hapura apo të mbyllura me masa dënimi si të dyshuar apo dënuar për një sërë veprash penale, si vrasje, vjedhje, dhunë në familje, pjesëmarrje në protesta të dhunshme, plagosje, shitje narkotikësh, abuzim seksual e deri te marrje financimesh të paligjshme nga Irani.
Lista me emrat e personave me precedent penal, e publikuar nga kryeministri Rama:
Genc Ibrahimi: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.
Beonard Prençi: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.
Ali Bruçi: 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.
Ernest Kapo: Vjedhje, pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, dëmtime të tjera me dashje, të gjitha këto vepra për të cilat është dënuar më parë.
Sardi Xibri: 28 vjeç, precedent kriminal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ervin Vrioni: 45 vjeç, precedent kriminal për vetëgjyqësi, mashtrim, fshehje të ardhurash, i dyshuar për marrje financimesh nga fonde të Republikës Khomeiniste të Iranit.
Sami Docaj: 45 vjeç, precedentë kriminal për goditje për shkak të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe ndotje.
Xhesion Patoku: 27 vjeç, precedentë kriminal, pjesëmarrje në protesta të paligjshme, pengim të qarkullimit, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Jon Sinoimeri: 20 vjeç, por jo student, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, precedent kriminal i regjistruar.
Veron Arifaj: 36 vjeç. Precedent kriminal dënuar me 40 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe si dhe me dy vjet dhe pesë muaj burgim për veprën penale trafikim i qenieve njerëzore.
Aldo Meta: 28 vjeç precedent kriminal për veprën penale shkelje rregullave të qarkullimit dëmtim me dashje, mashtrim, falsifikim dokumentash.
Adgert Fejza: 38 vjeç prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe vjedhje, precedentët e tij kriminalë.
Zef Mëhilli: 30 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dënuar në Britaninë e Madhe dhe njëkohësisht vjedhje.
A.P 17 vjeç, as nxënës as student, precedent kriminal dëmtime të tjera me dashje.
Liridon Ademaj: 24 vjeç. Mashtrim, kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës së punonjës të policisë.
Agron Ballia: 20 vjeç, dëmtime me dashje, shkatërrim i pronës, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike
Fitim Dervishi: 32 vjeç, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Dëmtime të tjera me dashje pa asnjë lidhje me universitetin
Lisian Milushi: 37 vjeç. Kundërshtimi i punonjësit të policisë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Solon Daci: 24 vjeç. Vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike
Fatbardh Muca: 25 vjeç, precedent kriminal, plagosje lehtë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, vjedhje, dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Ilmar Gugashi: 36 vjeç, lokal për prostitucion, precedenti kriminal.
Kleant Koçi: 39 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Lorenc Vladi: 24 vjeç, asnjë lidhje me Universitetin, precedent kriminal vjedhje.
Marjel Arapi: 32 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Edhe ky i fundit i dyshuar për financime nga republika Khomeniste e Iranit.
Igli Dragjoshi: 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, pa lidhje me universitetin.
Klers Baci: 20 vjeç asnjë lidhje me universitetin, dhunë në familje, prodhim dhe shitje lëndëve narkotike, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, prodhim dhe mbajtje pa leje armeve të ftohta.
Romario Bodoj: 30 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Majkell Jajaj: 28 vjeç precedent kriminal kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.
Noel Leshja: 28 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike pa lidhje me universitetin.
Gentjan Papagjika: 46 vjeç, goditje për shkak të detyrës, kanosje, shkatërrim i pronës, prishje rendit dhe qetësisë publike.
Elidon Ndoka: 23 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Desti Hoxha: 24 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike, dhunë në familje.
Eriseld Hadri: 19 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Ervis Ajazi: 37 vjeç falsifikim dokumentash, fshehje të ardhurash, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e personit. 37 vjeç.
Enea Bregu: 27 vjeç, precedent kriminal i deportuar nga Greqia për motivin e emigracionit të paligjshëm.
Dilaver Cankaj: 28 vjeç. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.
Kristo Zira: 22 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Ergys Llanaj: 42 vjeç prishja e qetësisë publike. Kundërshtimi i punonjësit të policisë asnjë lidhje me universitetin. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeniste e Iranit.
Arben Lleshaj: 52 vjeç. 23 vjet burg për vrasje me paramendim armbajtje pa leje. Liruar nga burgu në 14/2/22. Shoqëruar disa herë në polici në vitet 2022, 2024, 2025 për konflikte dhe mosmarrëveshje
Ardit Isufaj: 33 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Kundërshtimi i punonjës të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.
Oligert Bardhi: 21 vjeç, mbajtje pa leje armëve të ftohta. Dëmtime të tjera me dashje
Danjel Lazaj: 32 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike
Behar Pasha: 39 vjeç, precedent kriminal për veprën finale penale falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave dhe vizave. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeiniste e Iranit.
Jurgen Gjauri: 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
Ardit Boo (Dulaj): 42 vjeç, precedent kriminal për veprën penale pushtimi i tokës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, dy herë goditje për shkak të detyrës.

