HomeSport

Shkruhet historia në Bundesligë: Marie-Louise Eta bëhet trajneria e parë me ekip meshkujsh! E emëron Union Berlini

Shkruhet historia në Bundesligë: Marie-Louise Eta bëhet trajneria e parë me ekip meshkujsh! E emëron Union Berlini

34-vjeçarja është emëruar në krye të ekipit të Union Berlin, që të shtunën shkarkoi trajnerin Steffen Baumgart pas humbjes 3-1 ndaj vendit të fundit që mbahet nga Haindenhaim.

Union Berlini po kalon një situatë tejet delikate, pasi rrezikon të zbresë në Bundesligën 2. Ajo do të ketë detyrën e vështirë për të mbijetuar, ndërsa drejtori i ekipit e falenderoi që pranoi këtë detyrë. Marie-Louise Eta më herët ka mbajtur postin e trajneres së ekipit të 19-vjeçarëve të Union Berlinit, ndërsa në fund të sezonit ajo do të kalojë si trajnere e ekipit të vajzave.