VIDEO/ Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri! Sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane

VIDEO/ Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri! Sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane

Kryeministri Edi Rama po zbriste shkallët e avionit në Napoli, kur një pasagjer i verifikuar si Fabjon Peka nga Hasi i’u afrua dhe e sulmoi verbalisht.

Kryeministri i vuri dorën në shpatull dhe zbritën bashkë shkallët, duke e çuar drejt efektivëve italianë që ndodheshin në pistë, të cilët më pas e shoqëruan në polici.

Fraza “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri” është interpretuar si një kërcënim ndaj kryeministrit, ndërsa pritet të mësohet më tej nga policia italiane edhe në lidhje me deklarimet e të shoqruarit Peka, të dhëna para autoriteteve policore.

Shefi i qeverisë ka udhëtuar sot drejt Napolit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.