HomeAktualitetKronike

Detaje nga bastisja e “call center-ave” në Tiranë: Mbi 50 mln euro dëme, 9 masa sigurie! (800 mijë euro të sekuestruara + EMRAT)

Detaje nga bastisja e “call center-ave” në Tiranë: Mbi 50 mln euro dëme, 9 masa sigurie! (800 mijë euro të sekuestruara + EMRAT)

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë.

Janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë që janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje.

Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj.

Në total policia ka goditur 3 call centera, por gjatë operacionit janë zbuluar dhe disa baza të tjera call centerash që po hetohen.

Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dy prej të arrestuarve shumat e parave i konvertonin në kriptomonedha.

Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.

Arrest në burg:

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Ledio Toçi

Xhoel Mekollo

Marsel Lami

Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi:

Aida Vokli

Ledjon Cenaj.

Në 3 Call Center-at, 2 prej të cilëve ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa njëri prej tyre në Rrugën e Kavajës, janë gjetur në zyra mbi 80 operatorë, të cilët janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje.

Gjatë kontrolleve, agjentët e policisë kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh, përfshirë kompjutera, USB, servera dhe kamera sigurie.

/Voxnews