HomeKronike

Vdiq teksa tentoi të vidhte një banesë në Fier, publikohet fotoja e 47-vjeçarit

Vdiq teksa tentoi të vidhte një banesë në Fier, publikohet fotoja e 47-vjeçarit

Publikohet fotoja e 47-vjeçarit Ilir Zarka, i cili humbi jetën në rrethana të pazakonta në Fier, gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje në një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka tentuar të futet në shtëpi duke thyer xhamin e një dritareje. Dyshohet se Zarka është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi mbështetja i ka rrëshqitur.

Për pasojë, pjesë e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke qëndruar në atë pozicion për disa orë gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është konstatuar në orët e para të mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit, i cili ndodhej jashtë vendit prej disa javësh.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Hetuesit dyshojnë se 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi ka mbetur i bllokuar në dritare gjatë tentativës për të hyrë në banesë.

Banesa që tentoi të vidhte viktima është në pronësi të Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Sipas vëllait të tij, Nikollaq Lule, një fqinj që kujdesej për shtëpinë e ka konstatuar trupin dhe ka njoftuar policinë. Ai tha se në momentin që u gjet, viktima ishte i maskuar me kapuç dhe doreza.