truktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 10 urdhër-arreste
SPAK ka lëshuar urdhërarrest edhe për Mir Pepën, pronar i kompanisë Pepa group.
Urdhrat janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona.
Mësohet se aksioni është goditje ndaj një grupi të trafikut të drogës.
Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.
Urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.
Kush është Mir Pepa?
Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi është ‘kazanova’ shqiptar për të cilin përfundoi në spital Klea Prenga dhe u shpallën në kërkim motrat Mariela dhe Antonela Berisha.
Mir Pepa, i cili ditët e fundit është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
Mirëpo Jetmir Pepa alias Marashi nuk është i panjohur edhe për policinë. Në korrik të vitit 2021 ai bashkë me Altin Gjokën, i shpëtuan një atentati në Tiranë.
Në kërkim u shpall autori i dyshuar i asaj ngjarje shtetasi Aldo Lamandi (Gj), dhe dy bashkëpunëtorët e tij Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj.

