HomeKronike

E rëndë te Ujëvara e Sotirës, ndërron jetë shoferi i turistëve, ra nga lartësia

E rëndë te Ujëvara e Sotirës, ndërron jetë shoferi i turistëve, ra nga lartësia

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ujëvara e Sotirës ku shoferi i një autobusi me turistë, ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Robert Xhangolli ndërsa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me të tjerë persona dhe më pas ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.