VIDEO/ Përfundon “Loti 2” i aksit Elbasan–Papër: Rama nga SHBA publikon pamjet nga rruga e re

VIDEO/ Përfundon “Loti 2” i aksit Elbasan–Papër: Rama nga SHBA publikon pamjet nga rruga e re

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga aksi rrugor Elbasan–Papër, ku ka përfunduar edhe Loti 2 i projektit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga aksi i përfunduar, teksa ka uruar qytetarët për një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Aksi Elbasan–Papër është një segment rrugor me rëndësi, i cili përbën pjesën e parë të projektit të madh infrastrukturor për ndërtimin e autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë