Muli zbuloi pse i dështoi antimitingu në Miçigan

Muli zbuloi pse i dështoi antimitingu në Miçigan

-Si ka mundësi të dështojë një protestë kaq e organizuar? Demiri na premtoi se do t’i shkrinte akujt e Amerikës me frymën e Doktorit, dhe në fund… as vetë nuk shkoi!

Lelo: Muli, Amerika ka rregulla të tjera. Ndoshta Demiri ka pasur probleme me ndryshimin e sensit të rrugës, ose me vendin. Çfarë të tha kur e pyete?

Muli: Më tha një çmenduri që vetëm mendja e tij e ndritur e pjell! E pyeta: “O Demir, po ti vetë pse nuk shkove në vijën e parë të frontit?” Dhe e di çfarë më tha? “Më sabotuan, Muli! Kishte dalë aty një provokator me një parrullë skandaloze: ‘Berisha në burg, Rama në burg!’. Unë isha gati të hyja, po po ta shihja atë, nuk përmbahesha dot pa e rrahur. E po ta rrihja, do të na mbetej përgjegjësia e përçarjes dhe e dhunës në emigracion. Kështu që sakrifikova veten dhe ndejta larg!”

Lelo: (Bën buzën në gaz) Strategji e pastër policore. Mbrojti unitetin duke mos marrë pjesë.

Muli: (I revoltuar, duke goditur tryezën) Çfarë uniteti, o Lelo?! I thashë troç: “O Demir, duke i ikur përgjegjësisë së përçarjes, të mbeti në dorë përgjegjësia e dezertimit! Turp!” .

Pastaj i mora të gjithë me radhë, një nga një, për t’i pyetur se si rrodhën ngjarjet në terren.

Lelo: Dhe ku arritët? Kush doli fajtori?

Muli: Këtu qëndron skandali i madh, Lelo! Kemi rënë në një kurth të tmerreshëm inteligjence. Pasi analizova të gjitha dëshmitë, arrita në një përfundim tronditës. Ato flamingot që panë njerëzit tanë në Miçigan nuk ishin flamingot tona të lirisë!

Lelo: Po të kujt ishin?

Muli: Ishin flamingot e Ramës! Ai i kishte nisur posaçërisht nga Tirana për të trembur flamingot e Doktorit! Çoi shpendët e tij të stërvitur nga shërbimet sekrete që të trembnin tanët, me qëllim që të sabotonin protestën e Miçiganit pa filluar mirë. Është një komplot biologjik-ornitologjik kundër nesh.

Lelo: e qartë tha Lelo. E pash që mjërim më budallaim e kish fut brenda të bënte dhe pyetje që të denigroj flamingot e tjerë të thonë që qenkan budallenjë të tërë.