Sekretarja ligjore e familjes Sali Berisha, Adriana Kalaja, paska ndërruar mendje dhe po përpiqet t’i shmanget përballjes në gjyqin për Irena Gjokën, të cilën vetë e ka kallëzuar?
Dyshimi lindi, pasi sot, në seancën e radhës ku do të vendoset fati i Irena Gjokës, Adriana Kalaja ka kërkuar shtyrjen në një datë tjetër me një pretekst shëndetësor. Nuk dihet tani çfarë reagimi do të ketë kolegu-asistent Belind Këlliçi dhe dhëndri i Berishës, të cilët para një jave, kur avokati i Carlo Bollino kishte kërkuar – për shkak të një vdekjeje familjare – shtyrjen e seancës në gjyqin për shpifje dhe fyerje ku dy “demokratikasit” janë të pandehur, akuzuan gazetarin se nga frika po i shmangej gjyqit që ai vetë e ka kërkuar!
Në rastin konkret, Carlo Bollino nuk kishte asnjë frikë; përkundrazi, po përgatit një tjetër kallëzim penal ku këtë herë është përfshirë edhe vetë Adriana K.
Problemi më serioz për asistenten K. është tani se si do ta interpretojë Sali Berisha sëmundjen e papritur të sekretares së tij, e cila po vonon drejtësinë që ai pret ndaj Irena Gjokës: është një sëmundje serioze? Vërtet e meritonte një shtyrje? Apo Arjana Kalaja po bën ndonjë lojëra të fshehta për të shtyrë seancat, me qëllim që të favorizojë Irenën në kurriz të ish-kryeministrit?
Nëse përkundrazi “sëmundja” e papritur është koordinuar me Sali Berisha për të shtyrë një vendim që mund të çojë në pushim çështjeje, atëherë Adriana K. duhet të shqetësohet për reagimin e SPAK: paraqitja e një certifikate mjekësore është një përgjegjësi e madhe, sepse nëse zbulohet se është e rreme, përbën vepër penale.

