Dyshohet se fshehu në emër të tij dy vilat e Ballukut: SPAK intimidon Igli Taren e mbanë 5 orë për ta pyetur 1orë

Dyshohet se fshehu në emër të tij dy vilat e Ballukut: SPAK intimidon Igli Taren e mbanë 5 orë për ta pyetur 1orë

Për më shumë se 5 orë, Igli Tare qëndroi në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur 1 orë nga agjentë të Byrosë Kombetare të Hetimit këtë të hënë. 12 ditë pasi SPAK bllokoi një tjetër vilë si pas pretendimeve të tyre e fshehur nga Belinda Ballukut në Palasë me emrin e Tares, ish-futbollisti i kombëtares u paraqit për herë të katër bashkë me avokatin.

Vila për të cilën dyshohet se është thirrur Tare është e dyta që iu bllokohet nene sekuestro konservative dhe pretendohet se është e Ballukut, të cilat SPAK dyshon se i kishte fshehur në emër të tij. Vila ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milionë eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Më herët, SPAK kishte bllokuar një tjetër vilë në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, gjithashtu të regjistruar në emër të Igli Tares. Prokuroria e Posaçme dyshon se Balluku e ka përfituar këtë pronë si ryshfet në këmbim të favorizimit të kompanisë së ndërtimit “Eurocol” në dy tenderë për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol-it, me vlerë mbi 1 milion euro, në kohën kur ajo drejtonte institucionin.