HomeAktualitetDebat

OSBE: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në Shqipëri është problem, të gatshëm t’ju ndihmojmë!

OSBE: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në Shqipëri është problem, të gatshëm t’ju ndihmojmë!

OSBE mendon se përdorimi i tepruar i paraburgimit në Shqipëri është një problem që i duhet dhënë zgjidhje. Në takimin e zhvilluar sot mes ambasadorit të Prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, theksi u vu pikërisht në angazhimin për ta trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në një postim në rrjetet sociale për këtë takim, Ambasada e OSBE thotë: “Ambasadori Tarran vuri në dukje problematikën e përdorimit të tepruar të paraburgimit në Shqipëri dhe rikonfirmoi angazhimin e Prezencës për ta trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse, në bashkërendim të ngushtë me partnerët dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë që punojnë në këtë fushë”.

Diplomati europian ka theksuar se bashkë me autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, Prezenca e OSBE në Tiranë synon të ndërtojë një sistem drejtësie më transparent, më të përgjegjshëm dhe më efektiv në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi dhe përparësitë e Ministrisë së Drejtësisë mbetën në qendër të diskutimit. Ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e vijimit të reformës gjithëpërfshirëse të nisur në vitin 2016, duke nënvizuar mbështetjen aktive të Prezencës së OSBE-së në këto përpjekje”, thotë deklarata.

Fushat kryesore përfshijnë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030, mbrojtjen e viktimave të krimit, rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut dhe të Gjykatave të Posaçme, si dhe mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Ndihmën Juridike Falas.

Postimi i plotë:

Ambasadori Michel Tarran u takua me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, duke e uruar për emërimin dhe duke rikonfirmuar partneritetin e fortë të Prezencës së OSBE-së në çuarjen përpara të reformave në drejtësi dhe në sektorin e sigurisë.

Reforma në drejtësi dhe përparësitë e Ministrisë së Drejtësisë mbetën në qendër të diskutimit. Ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e vijimit të reformës gjithëpërfshirëse të nisur në vitin 2016, duke nënvizuar mbështetjen aktive të Prezencës së OSBE-së në këto përpjekje. Fushat kryesore përfshijnë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030, mbrojtjen e viktimave të krimit, rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut dhe të Gjykatave të Posaçme, si dhe mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Ndihmën Juridike Falas.

Paraburgimi ishte një tjetër temë kyçe e diskutimit. Ambasadori Tarran vuri në dukje problematikën e përdorimit të tepruar të paraburgimit në Shqipëri dhe rikonfirmoi angazhimin e Prezencës për ta trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse, në bashkërendim të ngushtë me partnerët dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë që punojnë në këtë fushë.
Së bashku me autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, ne synojmë të ndërtojmë një sistem drejtësie më transparent, më të përgjegjshëm dhe më efektiv në Shqipëri.